Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka reaguar ndaj dhënies së lejes “për veprimin e djegies së Kuranit” në kryeqytetin e Suedisë, Stockohlm dhe ka thënë se “Sot djegien e një libri, të një feje tjetër nuk e lejojnë, por kur bëhet fjalë për Kuranin, për armiqësi ndaj Islamit thonë menjëherë se është liri e shprehjes dhe mendimit”, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu në rajonin Manavgat në qytetin Antalya u takua me biznesmenë dhe pas takimit iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Lidhur me lejen e dhënë ndaj Rasmus Paludan, liderit të partisë së ekstremit të djathtë danez, Drejtimi i Rreptë (Stram Kurs), për të djegur Kuranin para ambasadës së Turqisë në Stockholm të Suedisë, Çavuşoğlu tha: “Në Suedi, ky i çmendur edhe më parë ka kryer veprime të tilla dhe ka ofenduar fenë tonë Islamin dhe librin tonë të shenjtë, Kuranin. Ky është një veprim racist i cili në të njëjtën kohë përfshin edhe krimin e urrejtjes”.
Çavuşoğlu bëri të ditur se kur morën lajmin, kanë ndërmarrë iniciativat e nevojshme duke thirrur në Ministrinë e Jashtme ambasadorin suedez në Ankara, Staffan Herrström dhe duke bërë paralajmërimet e nevojshme. Çavuşoğlu shtoi se edhe ambasadori i Turqisë në Stockholm, Yönet Can Tezel ka biseduar drejtëpërdrejt me ministrin e Jashtëm suedez, Tobias Billström.
“Askush nuk mund t’i thotë kësaj liri e shprehjes dhe mendimit. Sot djegien e një libri, të një feje tjetër nuk e lejojnë, por kur bëhet fjalë për Kuranin, për armiqësi ndaj Islamit thonë menjëherë se është liri e shprehjes dhe mendimit”, deklaroi Çavuşoğlu.
Duke vënë theksin se krimi i urrejtjes dhe racizmi nuk janë liri e mendimit, Çavuşoğlu tha se “(Kjo) Edhe sipas ligjeve të Suedisë nuk është (liri e mendimit), po ashtu nuk është edhe sipas vendimeve të Këshillit të Evropës. Edhe sipas vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), krimi i urrejtjes dhe racizmi nuk janë liri mendimi dhe shprehjeje”.
“Një leje e tillë për fat të keq është dhënë pavarësisht të gjitha paralajmërimeve të Turqisë”, tha Çavuşoğlu, duke theksuar më tej se “Mendojmë se sot një veprim i tillë i ulët do të bëhet rreth orës 16:00-17:00 me orën turke. Shpresoj që deri në atë orë autoritetet suedeze të marrin masat e nevojshme dhe të mos e lejojnë këtë, sepse ky do të ishte një akt i poshtër, racist dhe krim i urrejtjes që do të shkaktojë zemërim në të gjithë botën”.
Kimse kutsal kitabımıza el uzatmasın!
Nefret suçu içeren bu aşağılık ırkçı eylemin düşünce ve ifade özgürlüğü olarak nitelendirilmesi kabul edilemez.
İsveç makamlarından acilen önlem almalarını bekliyoruz. pic.twitter.com/xOdvE624Pk
— Mevlüt Çavuşoğlu (@MevlutCavusoglu) January 21, 2023