Me projektligjin e miratuar në Senatin e Çekisë, që nga viti i ardhshëm në këtë vend do të trajnohen rreth 4 mijë ushtarë ukrainas, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rruga për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Çeki u hap pasi projektligji i përgatitur nga qeveria e koalicionit të përbërë nga 5 parti në vend u miratua edhe nga Senati.
Sipas rregullores së re, ushtarët ukrainas do të trajnohen në qendrën e trajnimit ushtarak Libava, në rajonin Moravia të vendit.
Sipas lajmeve në shtypin e vendit, thuhet se në vitin 2023 në këtë vend do të trajnohen rreth 4 mijë ushtarë.
Çekia e cila mban presidencën e radhës së BE-së, ka ofruar mbështetje të ndryshme ushtarake, kryesisht tanke dhe armë me tytë të gjatë për Ukrainën, fqinjin e saj.
Me fillimin e luftës është njoftuar se është mbi 400 mijë numri i ukrainasve të strehuar në Çeki.