RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri turk i Mbrojtjes: Turqia kurrë nuk do të lejojë formimin e “korridorit terrorist” në kufi

ministri-turk-i-mbrojtjes:-turqia-kurre-nuk-do-te-lejoje-formimin-e-“korridorit-terrorist”-ne-kufi

Turqia kurrë nuk do të lejojë formimin e një “korridori terrorist” në kufirin e saj, deklaroi ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, duke iu referuar grupeve terroriste si DEASH dhe PKK/YPG, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kurrë nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë formimin e një korridori terrorist ose veprime të terroristëve në kufirin jugor të Turqisë”, tha Akar para gazetarëve në provincën veriperëndimore Çanakkale.

Ai tha gjithashtu se në fushatën aktuale ndërkufitare të Turqisë kundër grupit terrorist PKK/YPG, deri më tani janë neutralizuar 491 terroristë dhe shtoi se objektivi i vetëm i operacionit janë organizatat terroriste.

Në orët e mëngjesit të 20 nëntorit, forcat turke nisën operacionin “Kthetra-Shpata”, një operacion ajror ndërkufitar kundër organizatës terroriste YPG/PKK, e cila ka ngritur strehimoret e saj të paligjshme përgjatë kufirit të Irakut dhe Sirisë, ku planifikon sulme ndaj territorit turk.

Akar gjithashtu i bëri thirrje Greqisë që të heqë dorë nga veprimet dhe retorika e saj në rajon që po rrisin tensionet.

Related posts

Fondi për të Drejtën Humanitare prezanton raportin e krimeve të njësisë së Arkanit në Kosovë, BeH dhe Kroaci

admin

Akuzohet për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, Mongolia e detyruar të arrestojë Putinin nëse ai viziton vendin javën e ardhshme

admin

Meloni: Ngushtica e Hormuzit të rihapet pa tarifa dhe kufizime

RTI