Një ekspozitë për gjenocidin në Srebrenicë është hapur në selinë e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork të martën, njoftoi Qendra Përkujtimore e Srebrenicës. Ekspozita përfshin artefakte, fotografi dhe video-dëshmi të të mbijetuarve. “U investuan përpjekje dhe përkushtim i madh për ta bërë këtë ekspozitë realitet dhe ne jemi jashtëzakonisht krenarë për ekipin tonë