RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sarrazin: Nuk lejojmë që për ndonjë budallallëk të hidhen poshtë marrëveshjet e arritura

sarrazin:-nuk-lejojme-qe-per-ndonje-budallallek-te-hidhen-poshte-marreveshjet-e-arritura

26 maji ka qenë ditë mjaft e keqe për Kosovën dhe për Ballkanin Perëndimor, ka thënë emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili ka shtuar se spontanisht vendosi të vijë në Kosovë.

Sarrazin ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë që për ndonjë “budallallëk” të hidhen poshtë të arriturat nga Marrëveshja e Ohrit.

“Porosia jonë është se ne nuk do të lejojmë që këto mundësi nga marrëveshja e Ohrit të hedhen poshtë nga ndonjë budallallëk”, ka thënë ai para mediave të shtunën.

Sarrazin ka deklaruar se me qasjen e djeshme, Kosova nuk mund t’i afrohet Bashkimit Evropian.

“Marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajcak është mundësi e mirë për gjithë rajonin e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi. Mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit që ofron mundësi, të hidhen poshtë për shkak të një budallallëku. E kuptoj se për shumë njerëz në Republikën e Kosovës, deklaratat për marrëveshjen e Ohrit e ardhura nga Beogradi janë të papranueshme dhe vështirë të kuptueshme. Por çdo politikan në këtë vend dhe rajon ka përgjegjësi për veprimet e veta dhe natyrisht se ndjenja e ndonjërit prej tyre është se gjërat nuk po shkojnë si duhet, nuk mund të merren vendime të pamatura”.

Related posts

Austri: Deputetët e të djathtës ekstreme lëshojnë sallën ku mbante fjalim Zelensky

admin

Humb jetën një person, bie me veturë në lumin Drini i Bardhë

rezart morina

OKB: 4.7 milionë njerëz në Burkina Faso kanë nevojë për ndihmë humanitare

rezart morina