RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

‘Cënohet sovraniteti territorial’, Kina reagon për vizitën e Pelosit në Tajvan

‘cenohet-sovraniteti-territorial’,-kina-reagon-per-viziten-e-pelosit-ne-tajvan

Kina ka reaguar pas mbërritjes së Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi këtë të martë në Tajvan.

Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme kineze tha se vizita e Pelosit cënon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës.

“Kjo është një shkelje serioze e parimit të Kinës dhe dispozitave të tre komunikatave të përbashkëta Kinë-SHBA. Ajo ka një ndikim të rëndë në themelin politik të marrëdhënieve Kinë-SHBA dhe cënon seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës”, thuhet në deklaratë.

Vizita e Pelosit në Tajvan, e cila nuk mbështetet nga Shtëpia e Bardhë, është e para nga një zyrtar i lartë amerikan në dekada.

Kina ka paralajmëruar vazhdimisht kundër vizitës dhe të martën tha se SHBA do të “paguajë çmimin”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying theksoi se Kina kishte qenë në komunikim me SHBA-në për ndjeshmërinë e vizitës.

“Pala amerikane do të mbajë përgjegjësinë dhe do të paguajë çmimin për minimin e interesave të sigurisë sovrane të Kinës”, u shpreh ajo.

Ditën e sotme, Kina dërgoi avionë luftarakë deri në vijën ndarëse informale midis kontinentit kinez dhe Tajvanit. /euronews

Related posts

“Mora një plumb për demokracinë”- Donald Trump flet sërish për atentatin: Jam gati të marr sërish drejtimin e Shtëpisë së Bardhë

admin

Konjufca takim me kryeparlamentaren sllovene: Nuk mund të flasim për paqe në rajon, pa pasur drejtësi për sulmin në Banjskë

admin

“Ndërhyrja jonë i dha fund konfliktit!”/ Lufta në Kosovë pjesë e dokumentarit për sukseset e NATO-s (VIDEO)

admin