RTV AHIRETI
Shëndetësi

Çerekfinalja e Kupës/ Nesër zhvillohen ndeshjet, vëmendja te Prishtina-Ballkani

cerekfinalja-e-kupes/-neser-zhvillohen-ndeshjet,-vemendja-te-prishtina-ballkani

Nesër do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale në Kupën e Kosovës në futboll.

Vëmendja do të jetë në “Sami Kelmendi” të Lipjanit, atje ku Prishtina, si nikoqire, do të presë Ballkanin.

Ndeshje tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo mes Llapit, kampionit në fuqi të kësaj gare, dhe Malishevës, që do të zhvillohet në “Zahir Pajaziti” të Podujevës.

Në stadiumin “Riza Lushta” do të zhvillohet përballja tjetër mes skuadrave nga Superliga, ajo mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit.

Skuadra nga Liga e Parë, Vushtrria, në stadiumin “Ferki Aliu” do të takohet me Beharin, skuadrën nga Liga e Dytë.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 13:00.

Related posts

Njihuni me 3 përfitimet e vitaminës K dhe pse duhet ta përfshini atë në dietën tuaj

Muhamet Ramadani

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë?

admin

Mësoni 5 përfitimet shëndetësore të kosit

admin