RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Certifikohen 36 rekrutë të FSK-së nga radhët e komuniteteve jo shumicë

certifikohen-36-rekrute-te-fsk-se-nga-radhet-e-komuniteteve-jo-shumice

Në një ceremoni solemne të organizuar sot në ambientet e kazermës “Skënderbeu” në Ferizaj, janë certifikuar 36 rekrutë nga radhët e komuniteteve jo shumicë, të cilët nga sot i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës si ushtarë të saj.

Në këtë ceremoni u certifikuan rekrutë nga komunitetet turk, ashkali, boshnjak, rom dhe egjiptas, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të FSK-së për ndërtimin e një force gjithëpërfshirëse, profesionale dhe shumëetnike.

Gjatë trajnimit të tyre, rekrutët kanë përfituar njohuri dhe aftësi themelore ushtarake, duke u përgatitur për të kontribuar në realizimin e misionit të FSK-së në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në ceremoni, përveç udhëheqësve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, të pranishëm ishin edhe familjarë të rekrutëve, si dhe mysafirë të ftuar, të cilët ndanë këtë moment të rëndësishëm me të diplomuarit.

Certifikimi i këtyre rekrutëve përfaqëson një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre profesional dhe njëkohësisht kontribuon në forcimin e kapaciteteve të FSK-së si një institucion modern, gjithëpërfshirës dhe në shërbim të vendit.

Related posts

Tragjedi në hekurudhat britanike, përplasen dy trena pranë Bedford! Humb jetën makinisti, 89 pasagjerë të plagosur

admin

Zgjedhjet në SHBA/ Kamala Harris mbledh 200 milionë dollarë nga donatorët në javën e parë të kandidaturës së saj! Sondazhet: Rritet mbështetja nga të rinjtë

admin

Libani: 37 të vr’arë dhe mijëra të plagosur nga dy valët e shpërthimeve të pajisjeve të komunikimit

admin