RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

ceshtja-e-presidentit,-kurti-takon-te-henen-abdixhikun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohet të hënën me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun për çështjen e presidentit.

Këtë e ka konfirmuar për Tëvë1, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i cili ka deklaruar se takimi pritet të fillojë në ora 11:00

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut pritet të mbahet në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, pas pesë vitesh në krye të shtetit, Vjosa Osmani e përmbyll sot mandatin e saj si presidente e Kosovës.

Ajo ka ndarë një mesazh pas përfundimit të mandatit të saj pesëvjeçar, duke theksuar se këto vite nuk kanë qenë historia e një individi, por rrugëtimi i përbashkët i gjithë qytetarëve të Kosovës./

Related posts

“Po të presim të na shpëtojë BE, uji do na kishte ardhur deri në qafë”- Kryeministri hungarez skeptik për fondet e BE për përmbytjet: Me gjithë respektin që kemi, por…

admin

Vladimir Putin nënshkruan ligjin e ri, çdo organizatë e huaj mund të shpallet e “padëshirueshme” në Rusi

admin

Dyert e reja të eksportit do të hapen me “Helal Expo”

admin