RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çfarë dihet deri tani për shpërthimet e pager-eve në Liban

cfare-dihet-deri-tani-per-shperthimet-e-pager-eve-ne-liban

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 2750 janë plagosur në të gjithë Libanin pasi pajisjet e tyre të komunikimit shpërthyen njëkohësisht.

Ministri libanez i Shëndetësisë, Firass Abiad, i tha Al Jazeeras se në mesin e të vrarëve është një vajzë tetëvjeçare. Ai shton se 200 nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Raportet tregojnë se pagerët shpërthyen në pjesë të ndryshme të vendit – duke përfshirë periferitë jugore të Bejrutit, Luginën Bekaa dhe Libanin jugor.

Hezbollah thotë se shumë nga pagerat ishin në pronësi të punëtorëve të saj në njësi dhe institucione të ndryshme.

Pajisjet e komunikimit që shpërthyen në Liban dhe Siri ishin blerë me sa duket nga Hezbollahu pasi udhëheqësi i grupit urdhëroi anëtarët në Shkurt të ndalonin përdorimin e telefonave celularë, duke paralajmëruar se mund të gjurmoheshin nga inteligjenca izraelite.

Hezbollahu dhe kabineti i Libanit kanë fajësuar Izraelin për “agresionin kriminal”, por Izraeli ende nuk ka komentuar mbi shpërthimet.

Grupi libanez zotohet t’i përgjigjet sulmit.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr përtej kufirit libanezo-izraelit që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza në tetor.

Related posts

Aktivistë propa’lestinezë në MB bllokojnë fabrikën e Iz’raelit për ar’më

RTI

Turqi: Në takimin 4-palësh në Moskë u diskutua forcimi i sigurisë në Siri

admin

Kurti në Mbretërinë e Bashkuar, merr pjesë në përurimin e nismës “Labour Friends of Kosova”

admin