RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi: Në takimin 4-palësh në Moskë u diskutua forcimi i sigurisë në Siri

turqi:-ne-takimin-4-palesh-ne-moske-u-diskutua-forcimi-i-sigurise-ne-siri

Në takimin katërpalësh në Moskë mes Turqisë, Rusisë, Iranit dhe regjimit sirian u diskutua për forcimin e sigurisë në Siri, tha të martën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë.

Në takimin për Sirinë u trajtuan hapat konkretë që mund të ndërmerren për normalizimin e marrëdhënieve Turqi-Siri, tha ministria në një komunikatë.

Komunikata erdhi pasi ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar dhe kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT) Hakan Fidan morën pjesë në një takim me homologët e tyre në kryeqytetin rus.

“Takimi katërpalësh për Sirinë diskutoi luftën kundër organizatave terroriste dhe të gjitha grupeve ekstremiste në territorin sirian”, thuhet më tej.

Shefat e mbrojtjes dhe inteligjencës turke, ruse, iraniane dhe siriane diskutuan gjithashtu shtimin e përpjekjeve për kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre, tha ministria.

Palët përsëritën gjithashtu respektin e tyre për integritetin territorial të Sirisë.

“Si rezultat i takimit, i cili u mbajt në një atmosferë konstruktive, u theksua rëndësia e vazhdimit të takimeve në format katërpalësh për të siguruar dhe ruajtur stabilitetin në Siri dhe rajonin në tërësi”, thuhet në komunikatë.

Dhjetorin e kaluar, ministrat e mbrojtjes dhe shefat e inteligjencës së Turqisë, Rusisë dhe regjimit sirian u takuan në Moskë dhe ranë dakord të vazhdojnë takimet trepalëshe për të siguruar stabilitetin në Siri dhe në rajon më gjerë.

Në bisedime u përfshi edhe Irani, ndërsa Turqia më parë tha se Ankaraja do të ishte “e kënaqur nëse Irani përfshihet në këtë proces”.

Në fillim të këtij muaji, ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu paralajmëroi se një takim midis ministrave të jashtëm të Turqisë, Rusisë, Iranit dhe regjimit sirian ka të ngjarë të mbahet në fillim të majit në Moskë.

Edhe pse ende nuk është shpallur data ose vendndodhja, takimi i ministrave të jashtëm do të vazhdojë duke rifilluar bisedimet e nivelit të lartë midis Turqisë dhe fqinjit të saj Sirisë që nga fillimi i luftës civile në vend në 2011.

Related posts

Vuçiq: Askush nuk do të lejohet të hyjë në BE para Serbisë

admin

Tërhiqet Mali i Zi? Ministrja për Çështje Evropiane: Do të përkrahim anëtarësimin e Kosovës në KiE

admin

Rrëshqitjet e dheut shembin 2.700 shtëpi në rajonet jugore të Kinës

admin