RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çfarë dihet për sulmet e fundit të Huthëve ndaj Arabisë Saudite

cfare-dihet-per-sulmet-e-fundit-te-hutheve-ndaj-arabise-saudite

Huthët kanë pretenduar se kanë kryer sulme ndaj disa “objekteve të ndjeshme” në Arabinë Saudite, disa orë pasi re të mëdha tymi u panë pranë aeroportit ndërkombëtar King Khalid në Riad të shtunën.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili zhvillon luftë në Jemen, tha se mbrojtja ajrore saudite kishte kapur dhe shkatërruar një raketë balistike të lëshuar nga Huthët në drejtim të Riadit në orët e para të së shtunës.

Ky ishte sulmi i parë i raportuar i Huthëve ndaj Riadit që nga fillimi i raundit të fundit të përleshjeve në korrik. Grupi jemenas pretendoi gjithashtu se kishte sulmuar objekte të kompanisë Aramco në Yanbu.

Ndërkohë, koalicioni saudit tha se kishte penguar përpjekjet e Huthëve për të sulmuar qytetet Baish, Taif, Farasan dhe Yanbu. Nuk u bë e ditur nëse sulmet kanë shkaktuar dëme.

Huthët kanë kryer sulme ndaj Arabisë Saudite që nga shpallja e një bllokade detare ndaj anijeve saudite në korrik. Sulmet kanë shënjestruar qytete, baza ushtarake dhe infrastrukturë energjetike në pjesë të ndryshme të mbretërisë. /mesazhi

Related posts

Franca, “Planin Marshall” për rritjen e lindjeve

Muhamet Ramadani

Ekspertët japin alarmin: Niveli i deteve do të rritet me 30 centimetra, shkak Groenlanda

admin

Publikohen rezultatet e PIRLS 2021, nxënësit e Kosovës jo të mirë në lexim

Muhamet Ramadani