Është një lloj tjetër i variantit dominues globalisht Omicron Covid . Omicron ka tejkaluar variantet e mëparshme Alpha, Beta, Gamma dhe Delta të koronavirusit, që nga shfaqja në fund të vitit 2021.
Omicron ka krijuar gjithashtu shumë nën-variante ngjitëse. Simptomat e XBB.1.5 mendohet të jenë të ngjashme me ato të shtameve të mëparshme Omicron ku shumica e njerëzve përjetojnë simptoma të ngjashme me të ftohtin.
Prof. Wendy Barclay nga Imperial College London tha se XBB.1.5 ka një mutacion të njohur si F486P, i cili rikthen aftësinë për t’u lidhur me qelizat, ndërsa vazhdon të shmangë imunitetin, kjo e bën atë të përhapet më lehtë. Ajo tha se virusi evoluon për të gjetur mënyra të reja për të anashkaluar mekanizmat mbrojtës të trupit.
Instituti Wellcome Sanger në Kembrixh po rendit të paktën 5,000 mostra Covid në javë, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të gjurmuar variantet.
Profesoresha Barclay tha se ajo nuk ishte veçanërisht e shqetësuar për popullatën e përgjithshme sepse nuk kishte “asnjë indikacion” që XBB.1.5 do të “depërtonte” mbrojtjen kundër sëmundjeve të rënda të ofruara nga vaksinat.