RTV AHIRETI
Shëndetësi

Çfarë duhet të bëni kur ju pickon bleta?

cfare-duhet-te-beni-kur-ju-pickon-bleta?

Me siguri shumë prej juve tashmë kanë sjellë në mend herën ose herët kur jeni pickuar nga bleta ose grerëza, një dhimbje që nuk do të dëshironit ta provonit kurrë më.

Në verë është mëse e zakonshme që t’ju ndodhin incidente të tilla, madje dhe në raste nga më të zakonshmet si për shembull duke ngrënë akullore, teksa pini një gotë me pije të gazuar ose edhe të tjera momente.

Pickimi i bletës shoqërohet me një ndjenjë therëse, skuqje të menjëhershme të vendit, mpirje dhe mavijosje të lëkurës, por edhe simptoma të njëjta me alergjinë si probleme në frymëmarrje dhe rrahje të shpejta të zemrës, takikardi.

Por, a e dini se cili është veprimi i parë që duhet të bëni kur ju pickon bleta?

Në një enë shtoni një lulë gjelle me uthullë molle dhe një lugë çaji me sodë buke. Pastën e formuar vendoseni mbi lëkurë për 30 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Këta dy produkte kanë në përmbajtjen e tyre përbërës me veti antiinflamatore dhe antioksidues që neutralizojnë përmbajtjen acide të helmit të bletës dhe qetësojnë lëkurën.

Related posts

Sheqer për fëmijët? Aspak deri sa të mbushin 2 vjeç

rezart morina

Që në moshën dyvjeçare, një fëmijë mund të dallojë të mirën nga e keqja

rezart morina

​Studiuesit bullgarë hetojnë përdorimin e mundshëm të majave të Antarktidës për trajtimin e kancerit

admin6