RTV AHIRETI
Shëndetësi

Çfarë është hepatiti B dhe cilët janë shkaktarët e tij?

cfare-eshte-hepatiti-b-dhe-cilet-jane-shkaktaret-e-tij?

Shumë njerëz vuajnë nga sëmundja e hepatitit B.

Por cilët janë shkaktarët e këtij virusi dhe cilat janë simptomat e para që shfaqen te pacientët? Mjeku hepatolog, intrenist, Begator Llaci thotë se hepatiti B është virus që dëmton mëlçinë dhe se është i vetmi hepatit që gjendet në ADN dhe që ngjitet ne qelizë deri në vdekje.

  • Mjeku liston shkaqet më të zakonshme të hepatitit B.
  • Hyn në organizëm me anë të kontaktit seksual
  • Transmetohet nga nëna te embrioni
  • Nëpërmjet shiringave të përdorura te përdoruesit e drogës
  • Nëpërmjet gjakut

Mjeku thekson se hepatiti nuk transmetohet nëpërmjet prekjes. Llaci tha në Abc Live se simptomat e para të hepatitit shfaqen tre javë pasi virusi është futur në organizmin e njeriut.

  • Simptomat e hepatitit
  • Lodhje
  • Dhimbje kockash
  • Temperaturë e lartë
  • Zverdhje në fytyrë

Mjeku thotë se për të parë nëse jemi të infektuar apo jo, duhet të bëjmë disa analiza laboratorike të gjakut. Këto analiza do të konfirmojnë nëse kemi hepatit B dhe se në çfarë stadi është gjendja jonë shëndetësore.

Ndër të tjera mjeku thotë se personat që kanë lindur në periudhën 1945 deri në 1980 duhet ti nënshtrohen se s’bën analizave sepse në kohën që kanë lindur nuk ka pasur vaksina për hepatit

Related posts

Fasulet, një burim i madh fibrash! Ja pse duhet t’i konsumoni

admin

Nuk janë ëmbëlsirat, nuk do ta besoni se cili është ushqimi që na i prish më shumë dhëmbët

admin

Etiketimi “dietë” në fakt nuk do të thotë se produkti është disi më i shëndetshëm, kanë treguar studimet e fundit. Ekspertët pohojnë se produktet e qumështit nuk janë një zgjedhje e mirë për mëngjes, sepse kanë një përqindje të ulët yndyre dhe nuk përmbajnë proteina të mjaftueshme për të na mbajtur të ngopur. Për këtë, menjëherë pas konsumimit të tyre, ndihemi të uritur. Prandaj, kosi i zakonshëm është një zgjidhje shumë më e mirë.  Një tjetër ushqim në listë është lëngu i shtrydhur. Një numër i madh njerëzish mendojnë se marrja e një doze të madhe vitaminash me lëng të shtrydhur është e mirë për trupin e tyre. Megjithatë, ky nuk është rasti. Lëngjet e shtrydhura, veçanërisht nga portokalli dhe limonët, mund të përmbajnë të njëjtën sasi sheqeri si lëngjet që blejmë. Dhe gjalpi mund të përmbajë një sasi të madhe të vitaminave A dhe E, si dhe yndyrna të shëndetshme, por përveç kësaj, përmban shumë yndyrna të ngopura që mund të kenë një efekt të dëmshëm në zemër dhe enët e gjakut. Si zëvendësues të tij, nutricionistët rekomandojnë gjalpin e kikirikut, sepse ju ngop më mirë.

admin