RTV AHIRETI
Shëndetësi

Çfarë është tingulli i gjelbër dhe si ndihmon në uljen e stresit në pak minuta?

cfare-eshte-tingulli-i-gjelber-dhe-si-ndihmon-ne-uljen-e-stresit-ne-pak-minuta?

Terapi që relakson trupin dhe mendjen

Ndërsa disa njerëz kanë nevojë për qetësi të plotë për t’u çlodhur dhe për t’u fokusuar, të tjerë dëgjojnë vazhdimisht muzikë, tinguj të caktuar, pëlqejnë të flasin ndërsa bëjnë diçka.

Sipas psikologëve, shumë tinguj mund të kenë një ndikim të fortë në humor, disa mund t’ju relaksojnë, disa mund t’ju bëjnë të qani, të zgjojnë nostalgji, disa mund t’ju prekin, t’ju japin energji dhe motivim shtesë.

Një opsion krejt i ri i zhvilluar nga ekspertët është tingulli i gjelbër, i cili ka aftësinë t’u japë atyre që e dëgjojnë një ndjenjë relaksimi.

Kur e dëgjon, sidomos nëse e bën me sy mbyllur, të krijohet përshtypja sikur po dëgjon një ujëvarë apo sesi dallgët e detit godasin bregun.

Zhurma e gjelbër është një variacion i zhurmës së bardhë dhe, sipas ekspertëve, kur e dëgjoni, në fakt dëgjoni të gjitha frekuencat e zërit që veshi i njeriut mund të dallojë.

Ajo që dallon një tingull nga një tjetër është niveli i volumit për sa i përket shpërndarjes së energjisë në frekuenca të ndryshme. Në rastin e tingullit të gjelbër, ka më shumë fuqi në rastin e frekuencave të ulëta, në nivelin 500 herc, kështu që tingulli i gjelbër është më pak i fortë se tingulli i bardhë.

Tingulli i gjelbër në fakt të kujton shumë tinguj në natyrë, si shiu i madh, dallgët e detit apo ujëvarat, ndaj quhet tingull i gjelbër për shkak të kësaj lidhjeje me natyrën.

Si ju ndihmon tingulli i gjelbër të relaksoheni?

Në një studim të botuar në vitin 1994, të kryer nga studiues nga Universiteti Mbretëror i Belfast-it, rezultatet treguan se foshnjat në stomakun e nënave të tyre në javën e 19-të të shtatzënisë reaguan ndaj tingujve me frekuencë të ulët, rreth nivelit 500 hertz, e njëjta frekuencë si tingulli i gjelbër. Specialistët besojnë se kur e dëgjojmë këtë zhurmë, në mënyrë të pandërgjegjshme e lidhim atë me jetën në mitër, e cila nga ana tjetër siguron një gjendje paqeje, qetësie dhe sigurie.

Related posts

Pse në dimër duhet të hani darkë para orës 19:00

Muhamet Ramadani

Shkencëtarët përcaktojnë ushqimet e preferuara që rrisin rrezikun e demencës

Muhamet Ramadani

Një shenjë e fazës së hershme të demencës mund të zbulohet gjatë dushit

Muhamet Ramadani