Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka arritur në Prishtinë të mërkurën, ku është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas takimit me Osmanin, Chollet do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.
Siç ka njoftuar DASH, me krerët e institucioneve në Kosovë, Chollet pritet të bisedojë për integrimin euroatlanik përfshirë arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve me Serbinë, bazuar në njohje reciproke.
Chollet e ka nisur vizitën në Ballkan nga Shkupi. Pas Kosovës, këshilltari amerikan pritet të vizitojë edhe Serbinë.
Ai po shoqërohet nga i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.