Këshilltari i Lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, është takuar me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak.
Chollet tha se në takimin me Lajçakun kanë biseduar për deeskalimin e situatë në Kosovë dhe rrugën e Ballkanit drejt BE-së.
“Takim i mrië me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak ku folëm rreth angazhimit të përbashkët për deeskalimin e situatës në Kosovë dhe Serbi dhe mbështetjen e rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, shkroi Chollet.
Kujtojmë se sot, kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga Vatikani do të udhëtojë për në Bruksel për takimin e nivelit të lartë, por një takim të mundshëm e ka mohuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.