RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Cikloni katasterofik ‘gjunjëzon’ Zelandën e re, 9 viktima dhe 1.400 të zhdukur

cikloni-katasterofik-‘gjunjezon’-zelanden-e-re,-9-viktima-dhe-1.400-te-zhdukur

Numri i të vdekurve nga cikloni Gabriel që goditi Zelandën e Re të dielën e kaluar ka shkuar në nëntë, duke shtuar frikën se numri i të vdekurve mund të rritet ndërsa kërkimet vazhdojnë për të zhdukurit, ku deri më tani raportohen 1.400.

Lidhur me situatën alarmante, kryeministri Chris Hipkins thotë se ka ‘shqetësime të mëdha’ për disa prej të zhdukurve pasi disa rajone mbeten të bllokuara pas stuhive, raporton The Guardian.

Policia ka marrë më shumë se 1,440 raportime për persona të zhdukur, dhe ndërsa pret që shumë prej tyre të gjenden, kryeministri, Chris Hipkins, tha “ka disa njerëz të zhdukur për të cilët policia ka shqetësime të mëdha”.

Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit erdhën ndërsa Ëellington regjistroi një tërmet të mërkurën në mbrëmje. Raportet fillestare e vlerësuan atë si një tërmet me magnitudë 6.2, por në një thellësi prej 80 km. Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme. Disa pjesë të ishullit të Veriut mbetën të shkëputura nga çdo akses, energji elektrike dhe komunikime, duke e bërë të vështirë vlerësimin e dëmit ose arritjen e atyre në nevojë.

Rrugët dhe shtëpitë janë zhytur në ujë nga përmbytjet, ndërsa autostradat kryesore shtetërore janë ndërprerë nga rrëshqitjet e dheut dhe shembja e rrugës. Energjia u rivendos në rreth 80,000 familje gjatë natës, por rreth 160,000 mbetën pa energji të mërkurën në mbrëmje.

Related posts

Qeveria rajonale belge Valonia pezullon eksportet e municioneve në Izrael, arsye lufta në Gaza dhe vendimi i GJND-së

Muhamet Ramadani

Pesë arkivole me mbishkrimin “ushtarët francezë në Ukrainë” u vendosën pranë Kullës Eiffel në Paris, autoritetet nisin hetimet! Ja çfarë dyshohet

admin

Shkon në mbi 29.500 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Muhamet Ramadani