Vitaminat janë të nevojshme për funksionimin normal të trupit. Për të ruajtur shëndetin tonë, sidomos tani që po fillon sezoni i ftohtë, është i domosdoshëm marrja e tyre ditore.
Vitaminë C është e nevojshme për sintezën e kolagjenit, mbron lëkurën nga plakja e parakohshme dhe është antioksiduesi më i rëndësishëm.
Ushqimet që janë të pasura me këtë vitaminë janë shega, limoni, agrumet, portokalli, dredhëzat, speci, kivi, brokoli.
Vitamina A është e nevojshme të luftohet kundër sëmundjeve infektive për funksionimin e duhur të gjëndrave, organeve të tretjes dhe mëlçisë. Ajo ul nivelin e kolesterolit në gjak dhe ndikon për një shikim të mirë.
Ushqimet e pasura me këtë vitaminë janë karotat, vezët, frutat e verdha, perimet jeshile dhe të verdha, qumështi dhe produktet e qumështit.
Roli kryesor i vitaminës E është mbrojtja nga radikalet e lira që shkatërrojnë qelizat e shëndetshme. Kjo vitaminë na mbron nga viruset dhe bakteret.
Ushqimet që janë të pasura me këtë vitaminë janë vaji i lulediellit, farat, bajamet, kikirikët, vezët, avokado, lakra jeshile, specat, gjalpi.