RTV AHIRETI
Shëndetësi

Cilat banane janë më të shëndetshme – jeshile apo të pjekura?

cilat-banane-jane-me-te-shendetshme-–-jeshile-apo-te-pjekura?

Nuk ka dyshim se bananet janë një frut i shëndetshëm kur konsumohen me masë. Ato janë të pasura me karbohidrate, fibra dietike, vitamina C dhe B6, kalium, magnez dhe antioksidantë.

Edhe pse nuk rekomandohet t’i hamë për mëngjes sepse shpejt do të shkaktojnë lodhje dhe uri, ato janë një vakt i mrekullueshëm që mund t’i hamë para stërvitjes. Nëse po pyesni se cilat banane të zgjidhni – jeshile apo të pjekura, dietologu Pavel Isanbaev ka disa këshilla.

“Bananet e pjekura kanë teksturë më të ëmbël dhe më të butë se ato të papjekura, prandaj treten më lehtë për njerëzit me tretje të ndjeshme. Frutat e pjekura përmbajnë më shumë antioksidantë, të cilët ndikojnë pozitivisht në mbrojtjen e organizmit nga plakja dhe stresi”, tha Isanbaev.

Bananet e gjelbra ose të papjekura përmbajnë niseshte më rezistente që ka një efekt shërues në zorrët dhe mikroflora. Gjithashtu ul nivelin e kolesterolit, përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ndihmon në uljen e rrezikut të kancerit të zorrëve.

“Bananet jeshile përmbajnë më pak sheqer dhe janë të përshtatshme për njerëzit me nivele të larta të glukozës në gjak dhe diabet. Fruti i papjekur ka veti probiotike që përmirësojnë gjendjen e mikrobiomës së zorrëve”, shtoi dietologu.

Mbani në mend se një banane përmban rreth 15 gram sheqer. Nëse keni sheqer të lartë, zgjidhni fruta të papjekura.

Related posts

​A është buka e zezë më e shëndetshme se e bardha

admin

COVID-19 ende i pranishëm në Kosovë

admin

Stresi: dy teknika për ta larguar atë nga jeta jonë

admin