RTV AHIRETI
Shëndetësi

Vetëm 7 përqind e amerikanëve kanë shëndet të mirë të zemrës

vetem-7-perqind-e-amerikaneve-kane-shendet-te-mire-te-zemres

Shendëti i zemrës është një ndër gjërat më shqetësuese në shëndetësinë amerikane.

Një studim i kryer nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë ka gjetur se më pak se 7 përqind e amerikanë kanë shëndet optimal të zemrës dhe metabolizimit.

Sipas shkencëtarëve, pesha, obeziteti, sheqeri në gjak, presioni i gjakut, kolesteroli dhe sëmundjet tjera që lidhen me shëndetin e zemrës janë shkaktare të shëndetit të dobët të zemrës dhe se kjo gjendje është duke u përkeqësuar.

Studimi, i cili analizoi të dhënat e Sondazhit Kombëtar të Shëndetit dhe të Ushqyerjes nga më shumë se 55,000 njerëz mbi moshën 20 vjeç, zbuloi se shumica e amerikanëve kanë të paktën një faktor rreziku kardiometabolik, kushte sit ë qenit mbipeshë dhe të paturit sulm në zemër, dështim në zemër ose në tru, të cilat më pas rrisin edhe gjasat për t’u prekur nga diabeti i tipit 2.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se shëndeti kardiometabolik vazhdon të bjerë me kalimin e kohës.

Studiuesit identifikuan dy faktorë të mëdhenj që nxisin këtë rënie: një rritje në përqindjen e njerëzve që janë mbipeshë ose obezë, së bashku me rritjen e niveleve të glukozës në popullatë. Të dhënat më të fundit të përfshira në studim zbuluan se më pak se një e katërta e amerikanëve kishin një indeks normal të masës trupore (BMI) dhe perimetër të belit – nga 34% – ndërsa vetëm 37% kishin nivele të shëndetshme të glukozës, nga 59%.

Një shqetësim tjetër madhor është se rreziku nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë në të gjithë popullsinë. Ndërsa numri i të rriturve të bardhë me shëndet optimal kardiometabolik u rrit pak me kalimin e kohës, norma ra disi në mesin e racave të tjera. Dhe në përgjithësi, amerikanët që janë meshkuj, ata me ngjyrë, meksikanët dhe mosha më e vjetër kanë më pak gjasa të jenë në shëndet optimal kardiometabolik sesa njerëzit me karakteristika të tjera demografike. Statusi arsimor gjithashtu dukej të ishte një faktor. Vetëm 5% e të rriturve në SHBA me arsim të ulët kishin shëndet optimal kardiometabolik, për shembull, krahasuar me 10% të njerëzve me arsim të lartë.

“Ne u befasuam padyshim nga madhësia e problemit,” thotë Meghan O’Hearn, një kandidate për doktoraturë në Shkollën Friedman të Shkencës dhe Politikave të Ushqyerjes në Universitetin Tufts, e cila ishte bashkëautore e hulumtimit.

Sipas saj, kjo situatë është përkeqësuar gjatë 20 viteve të fundit.

Ajo ka shtuar, se shëndeti mund të përmisohet duke ngrënë një dietë të pasur me fruta, perime, arra, fasule, bishtanjore edhe yndyrna të shëndetshme, gjithashtu duke u marrë më aktivitete fizike.

Përmirësimi i shëndetit kardiometabolik është i vlefshëm fizikisht dhe madje financiarisht, pasi SHBA shpenzon miliarda dollarë në vit në kostot e kujdesit shëndetësor të lidhura me dietën dhe humbet miliarda në produktivitetin e fuqisë punëtore çdo vit./time/

Related posts

Këshilla për të ruajtur shëndetin e zemrës!

rezart morina

​Studimi: Çrregullimet e sistemit nervor janë tani shkaku kryesor i sëmundjeve në botë

admin

Ky ndryshim në fytyrë mund të tregojë kancer të mushkërive

admin