RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

Cili është kuptimi i fjalës “Amin”?

cili-eshte-kuptimi-i-fjales-“amin”?

Kuptimi i fjalës “Amin”

Preferohet për atë që e lexon suen el Fatiha që të thotë pas leximit të saj: Amin, që do të thotë: O Allah përgjigju lutjes!

Fjala amin preferohet të thuhet edhe nga ai që është jashtë faljes së namazit; është nga e drejta e namazliut që ta thotë atë qoftë kur është vetëm, me imam ose kur është ai vetë imam dhe në të gjitha rastet kur fal namaz.

1- Transmetohet nga Ebu Hurejra Allahu qoftë i kënaqur me të se i Dërguari i Allahut paqja dhe begatia e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kur të thotë Imam ‘amin’ thoni edhe ju pas tij, se nëse amini i tij korenspondon me aminin e melaikeve, atij do t’i falen gjynahet e kaluara”. Transmeton Buhari dhe Muslimi.

2- I Dërguari i Allahut paqja dhe begatia e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Nëse dikush prej jush thotë në namazin e tij amin dhe melaiket ne qiell thonë amin dhe korenspondon amini me njëri tjetrin do t’i falen atij gjynahet e kIaluara”. Transmeton Muslimi.

3- Nga Enesi transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut paqja dhe begatia e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Më është dhënë ‘amini’ në faljen e namazit dhe në lutje të cilat nuk i janë dhënë askujt para meje përveç Musait. Në momentin kur Musai lutej, Haruni thoshte amin dhe e mbyllinin lutjen me amin, me të vërtetë Allahu do t’ju përgjigjet juve”. E përmend Ibn Kethiri.

4- dhe janë argumentuar me këtë ajet, pra me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Musai tha: “O Zoti ynë! Ti i ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij stoli dhe pasuri në jetën e kësaj bote, por ata, o Zoti ynë, na largojnë nga rruga Jote! O Zoti ynë! Shkatërroje pasurinë e tyre dhe ngurtësoi zemrat e tyre, që të mos besojnë, derisa të shijojnë dënimin e dhembshëm! (Allahu) tha: “U pranua lutja e ju të dyve! Qëndroni të dy në rrugën e drejtë dhe kurrsesi mos ndiqni rrugën e të paditurve!” [Junus: 88-89].

Përmendja e lutjes vetëm nga Musa nga konteksti i fjalës tregon se Haruni ka thënë amin dhe se kjo ka zënë vendin e lutjes, siç thotë Allahu i Lartësuar: “U pranua lutja e ju të dyve” tregon se ai që bën amin pas lutjes së lutësit është njësoj sikur të jetë lutur edhe ai vetë. Për këtë gjë kanë thënë: Pasuesi i imamit nuk lexon sepse amini i tij ne suren el Fatiha ka gradën e leximit të imamit. Nga kjo kuptojmë se pasuesi i imamit nuk lexon në namazet me zë, Allahu e din më së miri. Tefsir Ibn Kethir.

5- Them: Kjo është e vërteta ashtu siç përmendet në Kur’an:

“Kur të lexohet Kurani, dëgjoni dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.” [El-Araf: 204]

Dëgjimi dhe heshtja është urdhër nga Allahu i Lartësuar derisa të mëshirohemi; nëse dëgjojmë dhe heshtim zbrazet zemra dhe është e hapur ndaj kuptimit, e nëse kuptojmë qëllimin e Allahut të Lartësuar do ti kuptojmë ato që ka Ai për qëllim, do të na mëshirojë Allahu për shkak se punuam me atë që kuptuam.

E nëse lexon imami në namazet me zë dhe ne lexojmë bashkë me të, nuk mundemi që në një enë të mbajë kuptimin e asaj që lexojmë dhe kuptimin e asaj që dëgjojmë, nëse nuk arrihet kuptimi nuk arrihet puna e mirë, e nëse nuk arrihet puna e mirë nuk do të mëshirohemi.

Gjithashtu është në përputhje me urdhrin e të Dërguarit të Allahut ku thotë:

“Me të vërtetë është ligjëruar imami që të plotësohet namazi me të, nëse mërr tekbir (Allahu është më i madhi) thoni edhe ju, e kur të lexojë atëherë heshtni…” Trasnmeton Muslimi.

Kjo sa i përket faljes së namazit me zë, ndërsa në namazet pa zë është obligim për gjithsecilin që të lexojë el Fatihanë pas imamit dhe në këtë aspekt përmendet hadithi ku thotë:

“Nuk ka namaz për atë që nuk lexon Hapsen e Librit (Fatihanë)” Allahu e di më së miri.

Nga shtesa e Muhamed Nasib er-Rifaij – shkurtimi tefsirit të Ibn Kethirit.

“Komentimi i sures më madhështore” Xhemil Zejno
Përktheu: Bledar Lika

https://udhaebesimtareve.com/

Related posts

Një gabim në sexhde mund ta prishë të gjithë namazin tënd

admin

A lejohet martesa me ata që jemi të të njëjtit mbiemër apo fis?

admin

A duhet të bëjmë dua kur rrezon dielli dhe bie shi njëkohësisht?

admin