RTV AHIRETI
Shëndetësi

Cili grup gjaku mund të ndikojë në rrezikun e sulmit në tru

cili-grup-gjaku-mund-te-ndikoje-ne-rrezikun-e-sulmit-ne-tru

Grupet e gjakut përshkruajnë shumëllojshmërinë e pasur të kimikateve të shfaqura në sipërfaqen e qelizave tona të kuqe të gjakut.

Ndër më të njohurit janë A dhe B, të cilat mund të jenë të pranishme së bashku si AB dhe 0. Edhe brenda këtyre grupeve kryesore të gjakut ka ndryshime delikate që vijnë nga mutacionet në gjenet përgjegjëse, shkruan Panacea.

Tani kërkimi gjenomik ka zbuluar një lidhje të qartë midis gjenit të nëngrupit A1 dhe sulmit të hershëm në tru.

Studiuesit mblodhën të dhëna nga 48 studime gjenetike, të cilat përfshinin rreth 17,000 njerëz që kishin pasur sulm në tru dhe gati 600,000 njerëz nga një grup kontrolli që nuk kishte pasur sulm në tru. Të gjithë pjesëmarrësit ishin nga mosha 18 deri në 59 vjeç.

Një kërkim i gjerë gjenomi zbuloi dy lokacione të lidhura fort me rrezikun e hershëm të sulmit në tru. Njëri përputhej me vendndodhjen e gjeneve të grupit të gjakut.

Një analizë tjetër e llojeve të veçanta të gjeneve të grupit të gjakut zbuloi se njerëzit, gjenomi i të cilëve ishte i koduar për variacionet e tipit A, kishin 16 për qind më shumë gjasa për të pasur sulm para moshës 60 vjeçare, krahasuar me popullsinë me grupe të tjera gjaku.

Për ata me gjenotipin O1, rreziku ishte 12 për qind më i ulët.

Studiuesit theksojnë, megjithatë, se rreziku shtesë i sulmit në tru tek njerëzit me grupin e gjakut A është i vogël, kështu që nuk ka nevojë për kujdes apo ekzaminim shtesë në këtë grup.

“Ne ende nuk e dimë pse grupi i gjakut A do të përbënte rrezik më të madh,” thotë një nga autorët e studimit, neurologu vaskular Stephen Kittner nga Universiteti i Maryland.

“Por ndoshta ka të bëjë me faktorët e mpiksjes së gjakut, të tilla si trombocitet dhe qelizat që i mbështjellin enët e gjakut, si dhe proteinat e tjera qarkulluese, që luajnë rol në zhvillimin e mpiksjes së gjakut”, shton ai.

Related posts

Simptoma e para të lisë së majmunit që mund të vërehen në fytyrë

admin

Mbi 6 mijë raste aktive me COVID-19

admin

Parandalimi dhe trajtimi i dhimbjes së shpinës

rezart morina