RTV AHIRETI
Shëndetësi

Çka është norovirusi, cilat janë simptomat dhe sa zgjat ai?

cka-eshte-norovirusi,-cilat-jane-simptomat-dhe-sa-zgjat-ai?

Norovirusi është një nga viruset më të zakonshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe quhet edhe “virus i të vjellave të dimrit”, megjithëse mund të prekë njerëzit gjatë gjithë vitit.

Zakonisht ky përhapet përmes ushqimit ose ujit të ndotur, por edhe përmes kontaktit të ngushtë me një person të infektuar me këtë virus.

Infeksioni me norovirus ndodh më shpesh në mjedise të mbyllura dhe të mbushura me njerëz, ngjashëm në rastin e Covid 19.

Ky virus mund të përhapet më shumë në spitale, shtëpi të të moshuarve, qendra të kujdesit për fëmijë dhe shkolla, shkruan The Sun.

Disa simptoma të norovirusit përputhen me ato të Covid 19, siç është temperatura e lartë, dhimbja e kokës dhe e muskujve.

Por, simptomat kryesore të këtij virusi janë të vjellat dhe diarreja, pastaj dhimbja e krahëve dhe e këmbëve, si dhe të përziera në stomak.

Simptomat e norovirusit zakonisht fillojnë midis 12 dhe 48 orëve nga infektimi me virus dhe shumica e njerëzve fillojnë të ndihen më mirë në dy deri në tre ditë.

Related posts

Ka një lajm të mrekullueshëm për ata që pinë kafe amerikane

rezart morina

Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i limonit jeshil

admin

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve rrit rrezikun e hipertensionit

admin