Claudia Sheinbaum do të bëjë betimin të martën si presidentja e parë grua e Meksikës në më shumë se 200 vjet pavarësi, duke premtuar se do të mbrojë sigurinë shoqërore dhe do të luftojë për të varfërit si paraardhësi i saj.
Pavarësisht kësaj ajo përballet me probleme urgjente, raporton AP.
62-vjeçarja shkencëtare, e kthyer në politikane, do të udhëheq një vend me një sërë sfidash të menjëhershme, më kryesorja mes tyre niveli i lartë i dhunës, një ekonomi e plogësht dhe Acapulco i goditur nga uragani.
Sheinbaum arriti fitoren në qershor me gati 60% të votave, e nxitur kryesisht nga popullariteti i qëndrueshëm i mentorit të saj politik, ish-presidentit Andrés Manuel López Obrador.
Ai mori detyrën gjashtë vjet më parë duke deklaruar “Për të mirën e të gjithëve, së pari të varfërve” dhe duke premtuar ndryshim historik nga politikat ekonomike neoliberale të paraardhësve të tij.
Sheinbaum premtoi vazhdimësi nga politikat e tij sociale popullore deri te reformat e diskutueshme kushtetuese për gjyqësorin dhe Gardën Kombëtare që u përshkuan gjatë ditëve të tij të fundit në detyrë.
Pavarësisht premtimit të saj për vazhdimësi, ajo është një personalitet shumë i ndryshëm.