RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Çmimet e larta, ankohen qytetarët, shitësit e prodhuesit ia hedhin fajin njëri-tjetrit

cmimet-e-larta,-ankohen-qytetaret,-shitesit-e-prodhuesit-ia-hedhin-fajin-njeri-tjetrit

Çmimet e pemëve dhe perimeve në tregun e kryeqytetit janë shtrenjtuar ditëve të fundit. Për këtë po ankohen qytetarët, përderisa shitësit e prodhuesit ia hedhin fajin njëri-tjetrit.

Brahim Xhemajli, qytetarë nga Prishtina që kishte dal në treg të funrizohen, u ankua se çdo gjë ka pësuar ngritje në çmim, si dhe se sipas tij, është e vështirë të mbijetohet kur as rrogat e as pensionet nuk janë rritur.

“Të gjitha çmimet në krahasim me vitet e kaluara janë rritur, çdo gjë, të gjitha çmimet janë rritur, të gjitha gjërat ushqimore, gjithkund”.

“Rrogat nuk janë rritur, pensionet nuk janë rritur. Është vështirë të mbijetohet me këto pensione. Si nuk janë shtrenjtë? Një kilogram spinaq është bërë pesë euro, gjashtë euro. Shumë shtrenjtë”, u shpreh Xhemajli.

Shitësi, Beqir Avdiu, duke pranuar se rritje e çmimeve ka ndodhur, fajin për këtë ia la rritjes së çmimeve në përgjithësi, ndonëse theksoi se prodhuesit kanë ngritur çmimet.

Ai tha se çmimi për prodhim është rritur gjithashtu duke përmendur këtu koston e shpenzimeve për prodhim të produkteve që ai shet në treg.

“Çmimet pak janë rritur, duke marrë shembull vitin e kaluar, kanë qenë pak më lirë, por jashtë shtrenjtuar të gjitha gjërat dhe prodhuesit i kanë çmimet e larta pasi i kanë prodhuar vetë. Është shtrenjtuar nafta, është shtrenjtuar punëtori, janë shtrenjtuar të gjitha, janë shtrenjtuar farat, dhe kanë arsye që t’i shtrenjtojnë edhe ata”.

“Për këto arsye janë më të shtrenjta. Klientët pak po ankohen sepse janë pak më shtrenjtë, por s’kanë faj edhe prodhuesit sepse ka punë të prodhohet një spec, një domate”, tha Avdiu

Prodhuesi Idriz Hajdari shkak për rritjen e çmimeve i bëri të reshurat, duke thënë se pas dëmtimit të produkteve, prodhuesve u është dashur t’i mbjellin për së dyti duke pësuar kështu shumë humbje.

Ai shtoi se çmimet mund të jenë pak më shtrenjtë, por se kjo sipas tij, nuk duhet të përbëjë shqetësim kaq të madh, raporton EO.

“Çmimet janë rritur shkaku që ka pasur shira shumë dhe prodhuesit e kanë humbur komplet një verë, kanë mbjella për herë të dytë prodhimet e tyre, nuk ka qenë lehtë që të mbajnë dhe procesi ka shkuar shumë mbrapa”.

“Është dashur përshembull të merren pesë mijë, dy mijë ose 10 mijë euro, nuk kanë mundur t’i marrin, e kanë mbjella tokën për së dyti, e akoma nuk i kanë dal produktet në shitje. Është mungesë dhe nuk ka mall sa duhet. Mund të jenë pak më shtrenjtë, por nuk duhet bërë tragjike sipas mendimit tim”, u shpreh Hajdari.

Related posts

SHBA – Seanca e radhës për ish-presidentin Trump më 4 dhjetor

rezart morina

Pas hapjes së urës mbi Ibër, Komuna e Mitrovicës pritet të vendosë edhe për xhaminë

admin

Pfeiffer: Asociacioni nuk është zgjidhje, ndërkombëtarët po i bëjnë favor Serbisë

admin