RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çmimet e naftës do të vazhdojnë të ulen

cmimet-e-naftes-do-te-vazhdojne-te-ulen

Pas rritjes në fillim të javës, çmimet e naftës kanë pësuar rënie dhe do të vazhdojnë në këtë rënie deri në fund të javës. Arsyeja është gjendja e inventarëve në SHBA dhe dyshimet në rritje për shpejtësinë e rimëkëmbjes së ekonomisë kineze.

Sipas Quantum Market Intelligence, rënia javore e çmimeve duhet të jetë rreth 5 për qind.

“Perspektiva për kërkesën e naftës së papërpunuar ka nevojë për një shenjë të qartë se rihapja e Kinës do të jetë e qetë dhe se momenti i rritjes ekonomike të SHBA-së nuk do të përkeqësohet me shpejtësi”, ka thënë analisti i lartë i Oanda, Ed Moya.

Pra, një shenjë e qartë e rihapjes së Kinës nuk ka ardhur ende, ndërsa të dhënat e fundit ekonomike nga SHBA-ja nuk japin shumë optimizëm: Sipas leximit të fundit të Indeksit të Menaxherëve të Blerjeve të Institutit për Menaxhimin e Furnizimit, prodhimi amerikan është në recesion.

Bankat qendrore kanë kontribuar në mundësitë ekonomike që çojnë në çmime më të ulëta.

Çmimi i indeksit amerikan WTI është 75.98 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent është 82.25 dollarë për fuçi. Të hënën, çmimi i WTI ishte rreth 80 dollarë për fuçi. /koha

Related posts

Mijëra protestues antiqeveritar mblidhen në Tel Aviv

Muhamet Ramadani

“Google” bie nga froni? Ja cilët janë tre motorët më të shpejtë të kërkimit

admin

Ndahet nga jeta gjenerali i njohur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

admin