Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar për të shtunën çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.70 euro për litër, i benzinës me 1.35 euro dhe i gazit me 0.76 euro.
Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së shtunës dhe janë të vlefshme për 24 orë.
Kësisoj, MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.
Çmimi i naftës në Kosovës në javët e fundit ka shënuar vlera rekorde.