RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përfundon Samiti i BE-së, realizohet fotografia e përbashkët e liderëve

perfundon-samiti-i-be-se,-realizohet-fotografia-e-perbashket-e-lidereve

Ka përfunduar Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku morën pjesë 27 liderët e vendeve të Unionit, përfshirë këtu edhe presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, presidenten e Komisionit Evropian dhe gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Pas takimit, si në shumë samite të tjerë është realizuar edhe fotografia e përbashkët e të gjithë pjesëmarrësit të takimit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është parë të ketë qëndruar në rreshtin e dytë të liderëve në fotografinë e përbashkët.

Lidhur me punimet e sotme, pritet që më pas të deklarohet presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen si dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Ndryshe gjatë deklarimit në këtë Samit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndër të tjerash deklaroi se nga të gjithë anëtarët në këtë takim vetëm asaj iu është dashur që të aplikojë për vizë.

Osmani përcolli mesazhin se Kosova prej kohësh ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave.

”Kjo thjesht ka shkuar shumë larg. Qytetarët e mi ndihen të diskriminuar, pavarësisht se janë populli më pro-evropian dhe i plotësojnë të gjitha kriteret prej 4 vitesh. Ata mbeten të izoluar në zemër të kontinentit ku jetojnë”, tha Osmani.

Related posts

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve: Kina lehtëson, subvencionon krizën e fentanilit në SHBA

admin

Projektligji për Pagat dhe ai për Zyrtarët Publikë nga e enjtja në konsultim publik

admin

Ndërsa temperaturat rriten, haxhilerët ngjiten në malin Arafat për kulmin e Haxhit

Muhamet Ramadani