RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Costa: Zgjerimi i BE-së është një nga sukseset më të mëdha të Evropës, hap i ri me katër konferenca ndërqeveritare

costa:-zgjerimi-i-be-se-eshte-nje-nga-sukseset-me-te-medha-te-evropes,-hap-i-ri-me-kater-konferenca-nderqeveritare

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar se zgjerimi i Bashkimit Evropian (BE) është “një nga historitë më të mëdha të suksesit të Evropës”, duke theksuar se blloku evripian po shkruan një kapitull të ri me zhvillimet e fundit në procesin e anëtarësimit, transmeton Anadolu.

Në një postim në rrjetin social amerikan X, Costa tha se sot po zhvillohen katër konferenca ndërqeveritare për zgjerimin në të njëjtën ditë, një zhvillim që sipas tij paraqet një moment të rëndësishëm për politikën e zgjerimit të BE-së.

“Sot do të hapim klasterë të rinj të negociatave të anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë dhe do të mbyllim disa kapituj në negociatat me Malin e Zi dhe Shqipërinë”, shkroi Costa.

Ai theksoi se ritmi i zgjerimit të BE-së është më i fuqishëm se sa ka qenë në vitet e fundit.

“Procesi po ecën përpara, i nxitur nga reformat dhe angazhimi. Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, tha presidenti i Këshillit Evropian.

Costa shtoi se çdo hap përpara e afron Evropën drejt një kontinenti më të bashkuar, më rezistent dhe më të begatë.

Related posts

Mjekët sudanezë raportojnë 1.300 raste kequshqyerjeje në Kordofan pas rrethimit të zgjatur nga RSF

Irfan Jahiu

Lufta në Gaza/ Antony Blinken në Izrael për bisedime me Netanyahun

admin

Biden në Vietnam për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe kundër Kinës

admin