RTV AHIRETI
Shëndetësi

​COVID-i afatgjatë goditi 17 milionë evropianë

​covid-i-afatgjate-goditi-17-milione-evropiane

Të paktën 17 milionë evropianë u prekën nga koronavirusi afatgjatë më 2020 dhe 2021 ose më shumë se 16 për qind e 102.4 milionë të infektuarve në dy pandemitë e para në 53 vende, tha OBSH të martën.

Lodhja, kolla, gulçimi, rritja e herëpashershme e temperaturës së trupit, humbja e shijes dhe nuhatjes dhe depresioni janë disa nga simptomat e COVID-it afatgjatë që zakonisht shfaqen në tre muajt e parë pas infektimit dhe zgjasin të paktën dy muaj.

“Dy milionë njerëz në rajonin tonë, në Evropë dhe Azinë Qendrore, vuajnë nga simptoma dobësuese për muaj të tërë pas infektimit fillestar me COVID-19. Ata nuk duhet të vazhdojnë të vuajnë në heshtje”, tha drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge, sipas njoftimit për shtyp.

“Qeveritë dhe partnerët shëndetësorë duhet të punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje”, theksoi ai, duke vënë në dukje “nevoja urgjente për analiza më të avancuara, më shumë investime, më shumë mbështetje dhe më shumë solidaritet me ata që vuajnë nga kjo sëmundje”.

COVID-i afatgjatë prek dy herë më shumë gra, sipas OBSH-së, vlerësimet e së cilës bazohen në llogaritjet e Institutit për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME).

Sipas IHME, me qendër në SHBA, pothuajse 145 milionë njerëz në botë janë prekur nga COVID-i afatgjatë më 2020 dhe 2021.

Related posts

Këto janë problemet psikologjike me të cilat duhet të përballeni para se të bëheni me fëmijë

rezart morina

Çaji me ananas dhe kanellë për të humbur peshë

admin

Ky lloj djathi mund të ndihmojë në parandalimin e osteoporozës, sugjeron një studim i vogël

admin