RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Covid në Kinë: Qeveria publikon shifrat për herë të parë, 60 mijë vdekje në një muaj

covid-ne-kine:-qeveria-publikon-shifrat-per-here-te-pare,-60-mije-vdekje-ne-nje-muaj

Kina vijon të përballet me një situatë të rëndë sa i përket virusit të koronavirusit. Autoritetet shëndetësore raportuan rreth 60.000 vdekje brenda në një periudhë prej 8 dhjetorit e deri në 12 janar.

Mosha mestare e viktimave ka qenë 80.3 vjet, ndërsa 90 për qind e të vdekurve janë mbi moshën 65-vjeçare.

Sipas tyre, shumica kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo njëherësh është shifra e parë e tillë që publikon Qeveria kineze, prej lehtësimit të kufizimeve për në fillim të muajit dhjetor.

Kjo shifër u referohet vetëm vdekjeve të regjistruara në qendrat mjekësore, andaj besohet se situata reale është më e rëndë.

Media të ndryshme kanë raportuar se zyrtarët shëndetësorë kinezë kanë thënë me raste se “nuk është e domosdoshme” që të publikohen shifrat e sakta.

Më parë Pekini pati ndryshuar metodologjinë e raportimit të vdekjeve me koronavirus, duke thënë se do të regjistrojë vetëm personat që vdesin nga sëmundjet e frymëmarrjes.

Mirëpo diçka e tillë është kritikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka thënë se definicioni i ri “është shumë i ngushtë”.
Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.
Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili. /oranews

Related posts

VOA: Studimi i lëvizjeve të bebeve mund të paralajmërojë për autizmin

admin

E rëndë në Suedi, 39-vjeçari qëllohet dhe vritet në sy të djalit të tij. Rriten shqetësimet për praninë e bandave në vend

admin

Stoltenberg, vizitë të paparalajmëruar në Kiev: Më shumë ndihma do të vijnë së shpejt

admin