RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kroacia ndëshkon tregtarët abuzues

kroacia-ndeshkon-tregtaret-abuzues

Gjoba deri në 26 mijë Euro për tregtarët që rrisin çmimet në Kroaci

Qeveria kroate ka vendosur për të ndëshkuar ata tregtarë që në mënyrë të pajustifikueshme i kanë rritur çmimet gjatë konvertimit në Euro. Kjo situatë ka ulur fuqinë blerëse të qytetarëve duke i shkaktuar dëme ekonomisë kroate dhe rritur inflacionin.

Shërbimet kompetente do të forcojnë kontrollin e çmimeve. Qeveria kroate u bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë ata tregtare që nuk respektojnë vendimin e qeverisë për kthimin e çmimeve në nivelin e para 31 dhjetorit.

Përveç gjobave që variojnë nga 1 mijë deri në 26 mijë Euro, kryeministri kroat paralajmëroi edhe mundësinë e anulimit të subvencioneve për prodhuesit e energjisë.

Rritja mesatare e çmimeve në dyqane është deri në 13 për qind. Rritja më e madhe u vu re në aktivitetet e shërbimeve, e ndjekur nga tregtia me pakicë, veçanërisht prodhimet e bukës, të cilat u rritën me 15 për qind, por në disa vende u vu re rritje e çmimeve deri në 30 për qind.

Në dyqane më shumë se 70 për qind e subjekteve kanë kthyer çmimet para futjes së euros. Në shërbimet e parukerisë dhe kujdesit të trupit çmimet janë rritur mesatarisht 20 për qind, e në disa raste edhe 50 për qind.

Në Kroaci, nga 1 janari, monedha zyrtare është euro dhe kuna mund të përdoret deri këtë të dielë, më 15 Janar.

Related posts

“Asgjë nuk do të na ndalojë”- Kryeministri izraelit: Do të zhdukim brigadat e Hamasit në Rafah

admin

Pavarësisht kufizimeve izraelite, 120 mijë palestinezë falën xhumanë e dytë të Ramazanit në Al-Aksa

admin

Osmani në Sofje, përpjekjet për të ulur tensionet e fundit

admin