RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Daçiç: Ballkani Perëndimor nuk do të hyjë në BE deri në vitin 2030

dacic:-ballkani-perendimor-nuk-do-te-hyje-ne-be-deri-ne-vitin-2030

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha në Bled të Sllovenisë se nuk beson se Ballkani Perëndimor do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të hënën në hapjen e Forumit Strategjik të Bled se Bashkimi Evropian duhet të jetë i gatshëm të pranojë anëtarë të rinj deri në vitin 2030.

“Do të isha i lumtur nëse kjo do të ishte e vërtetë. Do të isha i lumtur nëse do t’i kishit kushtuar kaq shumë vëmendje në vitin 1990, para luftës, sepse ndoshta nuk do të kishte pasur një të tillë. Dhe tani flitet për përfundimin e luftës në Ukrainë, nuk na duhet asgjë pas luftës, na duhet diçka para luftës”, tha Daçiç, shkruan N1.

Ai shtoi se nuk beson në integrimin e afërt evropian të rajonit sepse kriteret po ndryshojnë vazhdimisht, dhe marrëveshjet për të cilat BE-ja është garantuese, siç është Marrëveshja e Brukselit, nuk respektohen. /abcnews

Related posts

“Black out” i sistemeve, Crowdstrike gjen shkakun e “katastrofës”, përjashtohet sulmi kibernetik

admin

Zhvillimet e fundit në Pa’lestinë

RTI

Makina godet dy fëmijë në Pejë, dërgohen në spital

admin