RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Daçiq: Nuk mund ta besoj që djegia e Kuranit ka ndodhur në një vend që është pjesë e Perëndimit

daciq:-nuk-mund-ta-besoj-qe-djegia-e-kuranit-ka-ndodhur-ne-nje-vend-qe-eshte-pjese-e-perendimit

Zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq lidhur me djegien e Kuranit në Suedi tha se nuk mund ta beson që një ngjarje e tillë ka ndodhur në një vend që është pjesë e Perëndimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Daçiq foli në konferencën e përbashkët për media që u mbajt pas takimit në Ministrinë e Jashtme në Ankara me homologun e tij turk Mevlüt Çavuşoğlu.

“Djegia e librave të shenjtë në një vend mund të jetë një hap i parë i cili në vazhdim mund të shkojë drejt djegies së njerëzve. Nuk mund ta besoj që një ngjarje e tillë ka ndodhur në një vend që është pjesë e Perëndimit. Kjo është një tragjedi e madhe”, tha Daçiq.

“Kryesisht 10 vite më parë kemi dëgjuar shumë mësime nga këto rajone, u përpoqën të na japin shumë mësime”, tha Daçiq duke shtuar se pavarësisht luftërave që janë zhvilluar në ish-Jugosllavi, ai nuk ka dëgjuar që të jetë djegur ndonjë libër në ndonjë vend apo në ndonjë rajon.

Ai theksoi se ngjarja është “shumë e shëmtuar” dhe u shpreh se vendet duhet të paraqesin një qasje serioze për këtë çështje.

Më tej Daçiq tha se ngjarja në fjalë në asnjë mënyrë nuk mund të japë rezultate pozitive dhe se këto ngjarje mund të tërheqin urrejtjen e të gjithë botës.

Related posts

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 303 e lu’ftës

admin

UNRWA u kërkon vendeve perëndimore ta shqyrtojnë ndërprerjen e financimit të saj në Gaza

admin

Senatori demokrat, Bennet: Trump mund t’i fitojë zgjedhjet me diferencë të madhe

RTI