RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dalin detajet e operacionit të sotëm të policisë, u kryen 12 bastisje – u gjetën këto prova

dalin-detajet-e-operacionit-te-sotem-te-policise,-u-kryen-12-bastisje-–-u-gjeten-keto-prova

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dhënë detaje për operacionet e sotme të Policisë së Kosovës.
Në një komunikatë për media, PSRK ka bërë me dije se aksionet janë zhvilluar në 12 lokacione.

Këto 12 lokacione, siç bën me dije prokuroria, janë prona të të dyshuarve për keqpërdorim të autoritetit zyrtar dhe lidhjen e kontratave të dëmshme si dhe mashtrime.

Ua sjellim të plotë komunikatën e prokurorisë:

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, bazuar në urdhër kontrollin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot, në orët e hershme ka filluar kontrollin në dymbëdhjetë (12) lokacione të ndryshme, me qëllim të sigurimit të provave.

Prokuroria Speciale njofton se kontrolli është realizuar në pronat e të dyshuarave H.H, V.M, D.K, L.M, XH.L, A.J, G.SH, B.P, A.M, B.B dhe D.B. të cilët në cilësinë e personave zyrtar, dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së; “Lidhja e kontratës së dëmshme” nga neni 285 i KPRK-së; dhe “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së.

Gjithashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se është keqpërdor detyra zyrtare, nga zyrtarët e përfshirë në këtë proces, nga faktet se si janë zhvilluar procedurat e përshpejtuara për ndërtimin e katër objekteve afariste dhe banesore, vlera e të cilave kalon njëqindenjëzet milion (120.000.000) euro.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në dymbëdhjetë (12) lokacione të ndryshme, janë sekuestruar prova materiale të cilat do të jenë të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore si:

17 dosje dhe dokumente që ndërlidhen me rastin

6 laptop

2 shtëpiza

11 telefona

2 sim card

6 usb. /

Related posts

Kurti ia konfirmon Cholletit qëndrimin pro propozimit evropian

rezart morina

Arabia do të ulë prodhimin e naftës në korrik, OPEC e zgjat marrëveshjen deri në vitin 2024 – VIDEO

admin

Presidentët Erdoğan dhe Zelenskyy diskutojnë zgjatjen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi

admin