Dy të miturit që u arrestuan mbrëmjen e së hënës me dyshimin për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, kanë dalë të martën para gjykatës.
Seanca ka filluar në orën 13:00 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, te gjykatësja Elife Ukaj, raportoi “Betimi për Drejtësi“.
Pas kësaj seance, pritet të vendoset lidhur me caktimin e masës ndaj dy të dyshuarve.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë E.R dhe G.R, të cilëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
I dyshuari i pestë po kërkohet nga policia, pasi është identifikuar.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 27 gusht, ku fëmija dyshohet se u dhunua nga pesë të dyshuarit në Prishtinë për disa orë./BetimipërDrejtësi