RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dallaveret me flamujt e origjinës, gjobiten mbi 30 biznese deri në 10 mijë euro

dallaveret-me-flamujt-e-origjines,-gjobiten-mbi-30-biznese-deri-ne-10-mije-euro

Inspektorati i Tregut, i ka gjobitur mbi 30 biznese në shumë prej 1 mijë deri në 10 mijë euro, pasi ka konstatuar se flamuri i origjinës tek produktet ose nuk është vendosur ose është ndërruar.

Inspektorati i Tregut, i ka gjobitur mbi 30 biznese në shumë prej 1 mijë deri në 10 mijë euro, pasi ka konstatuar se flamuri i origjinës tek produktet ose nuk është vendosur ose është ndërruar.

Sipas ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në raste të shpeshta është duke u vendosur etiketa e flamurit të shteteve të Evropës në produkte që janë me origjinë të shteteve fqinje të Kosovës.

“Në mbi 30 raste kur Inspektorati i Tregut ka konstatuar që shitësit nuk kanë vendosur etiketën apo kanë bërë ndërrim të etiketës së flamurit të origjinës së produktit, janë ndëshkuar me gjobë në vlerë prej një mijë (1,000) euro deri në dhjetë mijë (10.000) euro si masë ndëshkuese”, thuhet në njoftim.

“Me këtë rast ftojmë qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

Related posts

“Mjerim”, tatimet i vetmi burim që po rrisin të hyrat e qeverisë

RTI

SHBA, anulohen mbi 730 fluturime për shkak të stuhisë

admin

Erdogan: Shqipëria të pastrojë mbetjet e FETO-s

admin