RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: Shqipëria të pastrojë mbetjet e FETO-s

erdogan:-shqiperia-te-pastroje-mbetjet-e-feto-s

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që Shqipëria të pastojë mbetjet e organizatës FETO.

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Ankara me kreun e qeverisë shqiptare, Erdogan u shpreh se FETO, të cilën e ka shpallur organizatë terroriste, kërkon t’i hedhë hijë marrëdhënieve Shqipëri-Turqi.

Ndër të tjera, Erdogan deklaroi se lufta e Turqisë me FETO-n do të vazhdojë.

“Pjesë e agjendës tonë ishte edhe pastrimi i mbetjeve të organizatës terroriste që vazhdon aktivitete e saj me qëllim për të hedhur hije mbi marrëdhëniet tona. Ne nuk do të lejojmë që ajo t’i arrijë objektivat e saj dhe po ashtu shohim që autoritet shqiptare janë të vetëdijshme për këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vazhdojë’, theksoi presidenti i Turqisë. /abcnews

Related posts

Turqia e shqetësuar nga pezullimi i arsimit universitar për femrat në Afganistan

admin

Samiti në Qipro, Merz sugjeron lehtësim gradual të sanksioneve kundër Teheranit

Irfan Jahiu

Turqia shpenzoi 2,27 miliardë dollarë për Kërkim dhe Zhvillim në vitin 2021 Mbështetja indirekte

admin