RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Danimarka kërkon rritjen e kufirit të moshës për mbledhjen e të dhënave personale të fëmijëve

danimarka-kerkon-rritjen-e-kufirit-te-moshes-per-mbledhjen-e-te-dhenave-personale-te-femijeve

Danimarka ka zbuluar planin e qeverisë për të rritur kufirin e moshës për mbledhjen e të dhënave personale të fëmijëve nga gjigantët e teknologjisë dhe ka kërkuar t’i jepet fund “algoritmeve të tyre të errëta”, transmeton Anadolu.

Ministri danez i Biznesit, Morten Bodskov, tha se “gjigantët e teknologjisë duhet të marrin përgjegjësi më të madhe”.

“Ne duhet t’u japim fund algoritmeve të tyre të errëta që përdorin metoda të çmendura për t’i mbajtur fëmijët dhe të rritur para ekranit dhe për të mbledhur sasi të paimagjinueshme të informacioneve personale”, tha Bodskov.

Qeveria daneze planifikon të rrisë kufirin e moshës në 15 dhe 16 vjeç për fëmijët që të japin pëlqimin për të ndarë të dhënat e tyre me kompanitë e teknologjisë si Google, Snapchat dhe Meta.

Kufiri aktual i moshës është 13 vjeç. Nëse plani kalon, gjigantët e teknologjisë do të kërkojnë pëlqimin e prindërve për të grumbulluar të dhënat e fëmijëve.

Njoftimi i Danimarkës vjen pasi Gjermania vendosi kufirin e moshës prej 16 vjetësh për grumbullimin e të dhënave, ndërkohë që Hungaria, Lituania dhe Holanda aktualisht po punojnë për ligjet për mbrojtjen e të dhënave.

Ministria e Biznesit e Danimarkës njoftoi se qeveria daneze gjithashtu synon të vendosë masa për verifikimin e moshës për të minimizuar shikimin e përmbajtjeve pornografike dhe videove të luftës për përdoruesit e mitur.

Related posts

Shefja e delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të KiE: Serbisë i është ngushtuar rrethi, Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës

admin

Shqiptarët në protestë pas pasivizimit të adresave, Lutfiu: Serbia po bën pastrim etnik, kërkon të na bëjë pakicë në Bujanoc

admin

”Procesi i Vettingut në drejtësi ka filluar rrugën drejt finalizimit”

admin