RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Danimarkë, ministrja për Barazi bën thirrje të ndalohet Telegrami në vend

danimarke,-ministrja-per-barazi-ben-thirrje-te-ndalohet-telegrami-ne-vend

Ministrja për Barazi e Danimarkës, Trine Bramsen bëri thirrje që aplikacioni i komunikimit me origjinë ruse, Telegram, të ndalohet në vendin e saj, me arsyetimin se ndahen përmbajtje “ngacmuese” ndaj grave me origjinë nga Lindja e Mesme, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e saj për gazetën “Berlingske”, Bramsen theksoi disa probleme të hasura në Telegram.

Ajo tha se në aplikacion shpesh përfshihen përmbajtje “ngacmuese” ndaj grave me origjinë nga Lindja e Mesme dhe shtoi se për këtë arsye Telegrami duhet të bllokohet në vend.

“Fatkeqësisht, ne kemi parë disa shembuj skandalozë në Telegram që janë veçanërisht degraduese për gratë e reja etnike dhe mund të rezultojnë që familjet e tyre t’i përjashtojnë ato ose më keq”, theksoi Bramsen.

“Nuk mendoj se mund ta shohim ndryshe kur platformat përdoren për krime dhe rrezikojnë jetën e të rinjve. Është e mundur të vendosen disa filtra kundër llojeve të tjera të përmbajtjes ilegale. Në fund të fundit kjo do të jetë çështje e gjykatave, por ne duhet të sigurojmë që ligjet e duhura të jenë në fuqi përmes legjislacionit”, tha Bramsen.

Telegram, themeluesit e të cilit janë biznesmenët rusë, vëllezërit Nikolai dhe Pavel Durov, u prezantua si alternativë për WhatsApp dhe funksionon që nga viti 2013.

Related posts

Zvicra planifikon të ndalojë Hamasin, mbështet “të drejtën për vetëmbrojtje” të Izraelit

admin

Nis protesta kundër dhunës ndaj grave

admin6

Kryeministri suedez: Provokimet kundër Turqisë dhe Islamit janë të rrezikshme për sigurinë

rezart morina