RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​DASH: Kosova dhe Serbia të pranojnë kompromis

​dash:-kosova-dhe-serbia-te-pranojne-kompromis

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson se dialogu Kosovë-Serbi është prioritet i SHBA-së.

Suksesi në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel është një prioritet absolut i shteteve të bashkuara. Kështu u shpreh zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price, gjatë një konference për shtyp mbrëmjen e së mërkurës.

Zyrtari amerikan theksoi se mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE, dhe se palët duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi për të avancuar bisedimet për normalizim të marrëdhënieve. “Duam të shohim progres në implementimin e marrëveshjeve të arritura në të kaluarën”, tha ai.

Price e vuri theksin tek nevoja për dialog dhe kompromis, që siç tha janë elementë thelbësorë të qeverisjes, dhe jo shenjë dobësia. “Ne shpresojmë që liderët e Kosovës dhe Serbisë do të kuptojnë rëndësinë e ecjes përpara, jo prapa, përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, vijoi më tej zëdhënësi I DASH.

Related posts

Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë

RTI

Ministrja e jashtme sllovene thirrje KS-OKB-së që ta kthejë në veprim dialogun për krizën në Gaza

RTI

Specialja merr vendim për komunikimet dhe vizitat e Thaçit, Veselit dhe Selimit

admin