RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Borrell: Nuk ka marrëveshje, bisedimet vazhdojnë

borrell:-nuk-ka-marreveshje,-bisedimet-vazhdojne

Me ftesë të shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel sot në Bruksel po takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi vjen pas tensioneve të shtuara në pjesën veriore të Kosovës dhe deklaratave në Kosovë e Serbi për shkak të fillimit të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit ndërmjet dy vendeve për targa dhe dokumente zyrtare.

Borrell: Është koha për të kërkuar zgjidhje për çështje afatgjate.

Shefi për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, ka folur pas takimit të dytë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit.

Borrell ka thënë se takimi nuk ishte fare i lehtë dhe as i rregullt, pasi ka ardhur si rezultat pas tensioneve mes dy vendeve.

“Takimi i sotëm nuk ishte normal, I rregullt. Së bashku me përfaqësuesin Lajçak, kemi thirrur këtë takim sepse po ballafaqohemi me zhvillime kryesisht negative në terren dhe rritje të tensioneve në veri të Kosovës, Ky takim kishte të bënte me përgjegjshmërinë e të dy liderëve në kërkim të zgjidhjes në mirëbesim për të bërë përpjekje drejt paqes dhe stabilitetit”, u shpreh Borrell, raporton Telegrafi.

Tutje ka folur edhe për luftën në Ukrainë.

Borrell tha se është koha për të kërkuar zgjidhje për çështje afatgjate.

“Jemi në një kohë kritike. E shohim kthimin e luftës në kontinentin tonë pas invazionit rus në Ukrainë. Ballafaqohemi me një moment dramatic dhe të rrezikshëm për kontinentin tonë. Është koha për të kërkuar zgjidhje dhe për të zgjidhur çështje afatgjate. Ju kam thënë të dy liderëve që ky takim ishte për menaxhim krizash dhe qëllimi ishte që të qetësohej situate në terren”, deklaroi ai.

Related posts

Ushtria izraelite rrethon sërish spitalet në Gaza

admin

Ushtria e Nigerit paralajmëron forcat e huaja që të mos intervenojnë

admin

SHBA/ Grupet myslimane planifikojnë të bojkotojnë ftesën e Shtëpisë së Bardhë për Ramazan

admin