RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

DASH: Serbia t’i lirojë pa kushte policët që po i mban me akuza të pabaza

dash:-serbia-t’i-liroje-pa-kushte-policet-qe-po-i-mban-me-akuza-te-pabaza

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq, që t’i lirojnë pa kushte dhe menjëherë tre policët e Kosovës, të kidnapuar brenda territorit të Kosovës, më 14 qershor. SHBA-ja ka thënë se ata po mbahen në Serbi nën akuza të pabaza.

“I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe Qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës, të ndaluar më 14 qershor. Arrestimi i tyre dhe vazhdimi i mbajtjes nën akuza të pabaza ka përkeqësuar situatën edhe ashtu të tensionuar. Sërish u bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që ta ndjekin planin trepikësh të propozuar nga BE-ja dhe t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga BE-ja, pa vonesa”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të DASH-it, Matthew Miller, të lëshuar të shtunën në uebfaqen e Departamentit Amerikan.

Të mërkurën, tre policë të Kosovës u arrestuan në brendi të territorit të Kosovës nga forcat serbe, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Shtetet e QUINT-it i kanë bërë thirrje menjëherë Serbisë që t’i lirojë policët.

Megjithatë, të premten, të treve në Serbi u caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Vendimin e mori një gjyqtar i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë pas kërkesës së prokurorit publik.

Related posts

Komisioni LIBE miratoi sot marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën

admin

Më 4 mars do të inaugurohet Baza Ajrore Taktike e NATO-s në Kuçovë

rezart morina

Aksident trafiku në magjistralen Suharekë Prizren, tre policë të lënduar

rezart morina