RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

DASH: Vrasësit e vëllezërve Bytyqi, Serbia t’i sjellë para drejtësisë

dash:-vrasesit-e-vellezerve-bytyqi,-serbia-t’i-sjelle-para-drejtesise

Departamenti amerikan i Shtetit ka kërkuar drejtësi për Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, në 25-vjetorin e vrasjes së tyre.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller shkroi se “sot, autorët e ktij akti brutal mbeten të lirë”. Tha se i bëjnë thirrje Serbisë që ta kryejë hetimin për këtë rast dhe t’i sjellë përgjegjësit para drejtësisë.

“25 vjet më parë, shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u vranë në paraburgimin e policisë serbe. Sot, autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë. Ne i bëjmë thirrje Serbisë sërish që ta përfundojë hetimin e saj dhe t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e tyre”, shkroi Miller.

Vëllezërit Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, shtetas amerikanë, ishin arrestuar në vitin 1999 në Serbi, për shkak të, siç kishin thënë zyrtarët e atëhershëm serbë, kalimit të paligjshëm të kufirit.

Pas dënimit, ata ishin liruar nga burgu dhe më pas ishin vrarë. Trupat e tyre ishin gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001.

Related posts

Kryediplomati algjerian: Iz’raeli përpiqet ta shndërrojë Libanin në një Ga’za të dytë

RTI

Sot në Kuvendin e Kosovës mblidhen të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme

admin

Radojçiq: Jam kthyer në Kosovë, s’ka kthim prapa

admin