RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dasmë kolektive për rreth 200 çifte të reja në Gaza, mes kushteve të luftës

dasme-kolektive-per-rreth-200-cifte-te-reja-ne-gaza,-mes-kushteve-te-luftes

Dhjetëra qytetarë kanë marrë pjesë në një dasmë kolektive për rreth 200 nuse dhe dhëndurë, të organizuar në zonën Al-Zawaida, në qendër të Rripit të Gazës.

Dasma u mbajt nën sloganin “E duam jetën pavarësisht gjenocidit”, duke përcjellë një mesazh shprese dhe qëndrese përballë kushteve të vështira humanitare dhe luftës së vazhdueshme.

Organizatorët thanë se aktiviteti synon të mbështesë çiftet e reja që, për shkak të shkatërrimeve dhe varfërisë, nuk kanë mundësi të organizojnë dasmë individuale, si dhe të forcojë shpirtin e solidaritetit dhe jetës në mesin e popullatës së prekur. /mesazhi

Related posts

Lajçak takon emisarin Peach, diskutojnë për Ballkanin dhe zhvillimet e fundit në rajon

Muhamet Ramadani

Sulme izraelite në Rafah, Këshilli i Sigurimit i OKB-së takim urgjent

admin

Kim Jongu vazhdon hakmarrjen: Koreja e Veriut lëshon 240 balona me plehra drejt Jugut

admin