RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Debati për gjuhën shqipe në RMV/ Pas protestës së studentëve, deputetët shqiptarë përplasen edhe në Kuvend

debati-per-gjuhen-shqipe-ne-rmv/-pas-protestes-se-studenteve,-deputetet-shqiptare-perplasen-edhe-ne-kuvend

Pas protestës masive të studentëve shqiptarë në Shkup, debati për gjuhën shqipe u zhvendos edhe në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.Gjatë një seance për të drejtat e gruas në Komisionin për Mundësi të Barabarta, deputetja shqiptare e Aleancës për Shqiptarët në opozitë, Ilire Dauti, bllokoi foltoren, pasi materialet nuk ishte ofruar në gjuhën shqipe, por vetëm në atë maqedonase.

Ajo u përplas me nënkryetaren e komisionit dhe kërkoi ndërprerje të mbledhjes, për mosrespektim të ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Turp. Këta njerëz këtu nuk kanë ardhur të bëjnë politikë. Vazhdojmë me seancën. Nuk keni të drejtë të flisni për procedurë. E keni shfrytëzuar të drejtën”, u shpreh nënkryetarja e komisionit.

Pas disa minutash tensioni në sallë, u bë një pushim për të qetësuar situatën, por seanca rinisi sërish me debat.

“Nuk dua t’i manipuloni këta njerëz që kanë ardhur këtu në këtë diskutim publik për të arritur në përfundime, që do na ndihmonin shumë të gjithë neve, dhe jo të fitojmë vetëm pikë politike”, tha ajo.

Të hënën, rreth 400 studentë shqiptarë të Drejtësisë në universitetet e Maqedonisë së Veriut protestuan, duke kërkuar që provimin e jurisprudencës ta zhvillojnë edhe në gjuhën shqipe, siç e lejon ligji atje.

Related posts

Teoricieni konspirativ urdhërohet të paguajë 1 miliard dollarë, masakrën në SHBA e quajti trillim

admin

Kurti pret në takim ambasadorin e Turqisë, flasin për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

admin

Kryeministri irlandez bën thirrje për debat në BE mbi Izraelin pas ndalimeve të flotiljes së Gazës

Hevzi