RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Defender Europe 23”, FSK i bashkohet Task Forcës Jug të Shqipërisë

“defender-europe-23”,-fsk-i-bashkohet-task-forces-jug-te-shqiperise

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës i është bashkuar shtabit të Task Forcës Jug në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të realizimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 23”

Mehaj ka shkruar tutje se Task Forca udhëhiqet nga ushtria amerikane për Evropë dhe Afrikë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës me oficerë e nënoficerë i bashkohet shtabit të Task Forcës Jug në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të realizimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 23″ të udhëhequr dhe drejtuar nga ushtria Amerikane për Europë e Afrikë”, ka deklarur Mehaj.

“Defender Europe 23” ka nisur ditën e diel. Ceremonia e hapjes u mbajt në sheshin “Skënderbeu”, ku liderët e shtetit deklaruan se qëllimi i FSK-së është anëtarësimi në NATO.

FSK në këto stërvitje ka mbi 1.300 trupa, duke u radhitur në vendin e katër me numrin më të madh të trupave pjesmarrëse.

Pjesë e “Defender Europe 23” janë 25 vende të NATO-s me mbi 22 mijë trupa ushtarakë.

Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ushtarak më të madh ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 23”, me ç’rast do të validohen kapacitet e dy regjimenteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e po ashtu do të tregojnë shkallën e ndërveprueshmërisë ushtarake përkrah forcave të shteteve partnere.

Related posts

Emigrantët nga Eritrea protestojnë në Izrael, policia përdori municion të vërtetë

admin

Ushtarët izraelitë arrestojnë 40 palestinezë në Bregun Perëndimor

admin

Algjeria paraqet projekt-rezolutë në KS-OKB për sigurimin e armëpushimit humanitar në Gaza

admin