RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Degët e LDK-së në Pejë dhe Lipjan kërkojnë dorëheqjen e Abdixhikut

deget-e-ldk-se-ne-peje-dhe-lipjan-kerkojne-doreheqjen-e-abdixhikut

Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë dhe Lipjan kanë kërkuar dorëheqjen e lidershipit përfshirë edhe kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Kjo është thënë pas mbledhjeve të kryesisë të mbajtura nga këto degë.

Nga dega e Pejës është thënë se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit kërkon reflektim.

“Pas mbledhjes së Kryesisë dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, me shumicë votash, anëtarët e Kryesisë në Pejë kanë kërkuar reflektim të thellë politik dhe marrjen e përgjegjësisë nga lidershipi i partisë. Në këtë drejtim, është kërkuar dorëheqja si akt moral dhe politik, duke vlerësuar se përgjegjësia për rezultatin duhet të bartet nga udhëheqja. Kryesia konsideron se ky duhet të jetë një imperativ i qartë i kësaj shtëpie të demokracisë, në funksion të ruajtjes së besimit të anëtarësisë dhe forcimit të standardeve demokratike brenda partisë”, thuhet në postimin në Facebbok.

Kërkesë e njëjtë ka dal edhe pas mbledhjes së kryesisë së degës në Lipjan.

Nga kjo degë ka thënë se ndonëse vota e partisë në këtë komunë nuk ka ndryshuar shumë nga ato të kaluarat, vlerësohet se rezultati i përgjithshëm nuk mund t’i atribuohet vetëm degëve të partisë.

“Në këtë frymë, pas një diskutimi të gjatë dhe një analize të detajuar të secilës qendër votimi në Degën e Lipjanit, si dhe të gjendjes aktuale politike dhe organizative brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kryesia e Degës kërkon dorëheqjen e Kryetarit të LDK-së, si standard të përgjegjësisë politike dhe si akt reflektimi ndaj mesazhit që qytetarët kanë përcjellë përmes votës së tyre”, thuhet nga dega e LDK-së në Lipjan.

LDK në zgjedhjet e fundit është renditur e treta duke fituar 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Related posts

Të shqetësuar për aftësinë e tij për të fituar zgjedhjet, demokratët i kërkojnë sërish presidentit Biden të rishqyrtojë kandidimin

admin

Milanoviq anulon samitin e Procesit Brdo-Brijuni, thotë se ardhja e Vuçiqit në Kroaci nuk është e mundur

RTI

Erdoğan: Do të dëshmojmë rënie të mprehtë të inflacionit

admin